¡Sorpréndeme!

Top News - Vakancat e kushtetueses/ Varhelyi përshëndet aplikimet

2020-12-23 0 Dailymotion

Komisioneri europian I zgjerimit, Oliver Varhelyi e përshëndeti nisjen e aplikimit për dy vendet e lira të Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri. Zyrtari I lartë europian I kërkoi po ashtu autoriteteve shqiptare ta mbështesin menjëherë këtë proces teksa kujtoi se kjo është një kërkesë shumë e rëndësishme nga Këshilli i BE për rrugën europiane të vendit. ?Unë mirëpres hapjen e procedurave të aplikimit për dy vakancat në Gjykatën Kushtetuese shqiptare. Është thelbësore që të gjithë autoritetet shqiptare ta mbështesin këtë proces pa vonesë ?, shkroi ai në Tëitter. Varhelyi shtoi se kjo është kërkesë kryesore e Konkluzioneve të Këshillit të BE përpara Konferencës së Parë Ndërqeveritare, duke theksuar ndërkohë se Bashkimi Europian e mbështët plotësisht Shqipërinë në rrugën e saj të anëtarësimit. Një ditë më parë, presidenti Ilir Meta rishpalli thirrjen për plotësimin e vendeve vakante në këtë Gjykatë. Dekreti I tij lidhej me plotësimin e vendit të mbetur bosh pas përfundimit para kohe të mandatit të Besnik Imerajt. Ndërsa dy ditë më parë, parlamenti përsëriti thirrjen për juristët të aplikojnë për vendin e lënë bosh për shkak të mbarimit para afatit të mandatit të Fatos Lulos, I cili u u shkarkua nga të dy shkallët e Vettingut për mosjustifikim pasurie.
Pamejt: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Varhelyi#TopChannel