Lajme Arkiva - TV Klan 2000
Dje u legjitimua këshilli i bashkisë Korçë. Në mbledhjen ceremoniale nuk morën pjesë dhjetë këshilltarët përfaqësues të Partisë Demokratike, ndërkohë të pranishëm ishin 25 këshilltarët të 6 partive të tjera politike, ku ka pasur edhe një përfaqësues të Partisë Komuniste. Meqë ishin të pranishëm më shumë se gjysma, legjitimimi i këtij këshilli bashkiak u krye.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte Ministri i Pushtetit Lokal Bashkim Fino, Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sporteve Esmeralda Uruçi, si dhe prefekti Bardhi Aliçkolli, e kryetari i bashkisë Gjergji Duro. Ish-kryetari i bashkisë Dheonis Kotmilo, ka preferuar që shiritin dhe çelësat e zyrës t?ia dorëzojë sekretarit të bashkisë duke shmangur kështu firmosjen e protokollit të dorëzimit të detyrës.
Kryetar i këshillit bashkiak u zgjodh Ahmet Hoxhallari e nënkryetar Aurel Grabocka. Kryetarit të ri të bashkisë Gjergji Duro, shiritin ia ka vendosur Ministrja e Kulturës Esmeralda Uruçi./tvklan.al
Gazetare ? Holta Zhiti
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/