Nga Roma në Bruksel, nga Rrësheni në Tiranë dhe nga Tirana nuk dihet se ku do të jetë tjetër. Kështu ka ndodhur me disa personazhe të njohur të krimit në Shqipëri. Policia ka nisur hetimet intensive për atentatin e mbrëmshëm me një minë të telekomanduar në Tiranë, ku mbeti i plagosur Preng Gjini.
Atentati ndaj Preng Gjinit, ndodhi vetëm një vit pas ekzekutimit mafioz të Armando Gjinit, vëllait të objektivit të sotëm, i njohur si ushtari i Met Kananit.
Kalvari i vrasjeve në këtë familje ka nisur vite më parë, ku dy shkaqet kryesore mësohet të jenë hakmarrja dhe pazaret e drogës. Krimet e rënda janë kryer kryesisht mes dy grupeve kriminale nga Rrësheni, Gjini e Reçi, ku vetëm në 4 vitet e fundit janë ekzekutuar pesë persona.
Hetimet për vrasjen me spajper të Kastriot Reçit u thelluan dhe dyshimet shkuan tek Preng Gjini. Madje, ky i fundit mbahej nën përgjim nga Policia.
Të gjitha përgjimet telefonike, sipas burimeve policore nuk çuan në identifikimin e autorit të vrasjes së Reçit, ndaj edhe dyshimet për Gjinin u zbehën. Policia konfirmoi se Preng Gjini është marrë në pyetje për ekzekutimin e Reçit, por ka pasur një alibi të fortë.
Në momentin e krimit, ai ka qenë në një lokal në Tiranë të konfirmuar edhe përmes pamjeve telefonike. Kaq është dashur dhe policia e ka përjashtuar Gjinin nga atentati ndaj tij, por duket se hesapet mes bandave nuk kanë pritur policinë, por kanë gjetur njëri-tjetrin.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PrengGjini#ArmandoGjini#TopChannel