#tvora #rtvoranews
Fundjava nisi me shi, dhe të shumtë ishin ata të cilët u shqetësuan, pasi mund tu prishen planet për pushimet verore.
Por sipas metereloges Adjola Bani, kjo është një situatë normale pasi ka pasur zhvillim të menjëhershëm të vranësirave si pasojë e avullimit të menjëhershëm të ajrit. Por, kjo situatë nuk do të zgjasë.
Adjola bani: ?Kemi patur avullim të menjëhershëm të ajrit, të lagështisë duke na sjellë dhe rebeshet afatshkurta sot. Nuk është një situatë e cila do të zgjasë, sepse sot në mbrëmje pritet të kemi përmirësim të motit, duke na rikthyer kthjellimet në të gjithë territorin.?
Dita e dielë do të shënjojë rritje të temperaturave të ajrit, e cila do të arrijë deri në 35 gradë celcius.
Adjola Bani:?? Dita e dielë do të nisë e kthjellët por mesdita do të na sjelli sërish kthim të vranësirave në skajin verior, e cila do të sjellë dhe shira të pakta dhe të izoluar. E diela do të sjellë rritje të temperaturave ku maksimumi parashikohet deri në 35 gradë celcius.?
Si do jetë moti javën tjetër?
Adjola Bani: ?Java tjetër do të karakterizohet me mot me diell, përjashtuar zonat malore, ku do të kemi kalime vranësirash të pakta. Ajo që do të bëjë diferencën, është dita e martë e deri të dielën e javës tjetër, duke qenë se do të kemi qarkullim të masave ajrore nga veriu i Afrikës. Temperaturat e larta do të karakterizojnë territorin shqiptar, ku në zonat malore temperaturat do të arrijnë në 33 gradë celcuis, ndërsa në zonat bregdetare 38 gradë celcius.?
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/kthjellime-ne-mesite-dhe-rritje-temperaturash-te-dielen-ja-parashikimi-i-motit/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp