Prej disa ditësh në vendin tonë vijon të rritet jo vetëm numri i të infektuarve por edhe numri i viktimave me koronavirus, ku gjatë pasdites së sotme kanë humbur jetën 2 persona të tjerë duke bërë që në 24 orë të regjistrohen 3 të vdekur me COVID-19. Viktimat janë një 67 vjeçar nga Tirana dhe një 73-vjeçare nga Shkodra, të dy vuanin nga sëmundje bashkëshoqëruese dhe ishin të shtruar te Spitali Infektiv.