¡Sorpréndeme!

Ka nje mesazh per ty - Frika e Edlires dhe gjesti i rralle i ish-bashkeshortit! (31 maj 2020)

2020-06-03 2 Dailymotion

#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

Rubrika ?Ka një mesazh për ty?, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë tepër të dhimbshme të zonjës Edlira. Ajo në studio rrëfeu se martesa e parë nuk shkoi ashtu sikur ajo e kishte menduar. Pas 5 viteve, bashkëshorti vendos të jetojë më dikë tjetër.

Ishte e dhimbshme, por i dha kurajo vetes për të ecur përpara dhe për t?u kujdesur për djalin që kishin së bashku.

Edhe martesa e dytë që erdhi shumë vite më vonë, sërish nuk pati një fund të lumtur, pasi bashkëshorti i saj u sëmur rëndë dhe ndërroi jetë. Për kimioterapitë e tij, financiarisht e ka ndihmuar ish-bashkëshorti dhe ajo e vlerëson së tepërmi këtë fakt dhe e konsideron si një veprim hyjnor.

Nga martesa e dytë erdhi në jetë një vajzë dhe pavarësisht situatave të vështira që i është dashur të kalojë, ajo ka arritur të gjejë forcën për të ecur përpara për veten dhe fëmijët e saj.

Edlira: Ndoshta do duket në kohët e sotme pak e habitshme, por ishte djali ai që më këshillonte që unë duhet të vendosja për jetën.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte djali?

Edlira: Djali atëherë ishte 22 vjeç! Ai më këshillonte që unë duhet të vendosja për jetën time!

Ardit Gjebrea: Në ç?kuptim?

Edlira: Sepse nuk më shikonte dot ashtu të vetmuar! Pas shumë viteve, me shoqëri, pra jo me dashuri, më paraqitën një rast për martesë. Unë në atë kohë ishte shumë e vështirë të vendosja sepse kisha kaluar një disfatë në jetë dhe nuk mendoja më që unë duhet të filloja jetën nga fillimi. E shikoja të nevojshme, por nuk e kisha kaluar nëpër mend që unë duhet të vendosja se s?bën. Pas disa takimesh vendosëm të martoheshim, më një njeri shumë të mirë, që quhej Vilson. Edhe ai ishte nje njeri që kishte kaluar një martesë të parë, por që ishte një njeri që e donte shume familjen. Ndoshta ishte njeriu më i rrallë që ekzistonte në këtë tokë.

Ardit Gjebrea: Pse thua që ishte?

Edlira: Ishte sepse nuk është më!

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi?

Edlira: Pas dy vite e gjysëm martesë. Pra kaluam një jetë shumë të bukur, shumë të lumtur, ishte njeri që më mësoi çfarë ishte lumturia, se nuk e kisha njohur. U sëmur, kishte disa shqetësime, që unë e detyrova që duhet të shkosh të vizitohesh, sepse nuk më pëlqenin ato shenja që jepte. Doktori që në ekon që i bëri, pa që diçka nuk shkonte, pra kishte një tumor në stomak që kishte lëshuar metastaza. Nuk e keni idenë sa keq e kam përjetuar, por qe nuk mendoja se ishte koha për të ikur në botën tjetër. Doktori më tha që unë po të jap një këshillë si vajzën time, mendoj që ky njeri do të iki për një muaj ose dy muaj, ti nuk duhet të harxhosh, pra nuk duhet të bësh asnjë gjë sepse ka lëshuar metastaza dhe është e kotë që të vazhdosh më tutje.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë ju ishit bërë me fëmijë?

Edlira: Pas një viti martesë më erdhi në jetë një vajzë shumë e bukur dhe ne e quajtëm Hilary. ...