#tvora #rtvoranews
Partia Demokratike ka kërkuar sot shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, referuar deklaratave të tij për nënën 15-vjeçari të dhunuar nga policia pak ditë më parë, pasi nuik kishte respektuar orarin e karantinës.
Ish-deputetja e PD-së Orjola Pampuri deklaroi sot se Ardi Veliu, me zë dhe figurë, ka dhunuar sot për herë të dytë viktimën e policisë.
Sipas saj, duke përgojuar dhe sajuar të pavërteta kundër nënës së djalit të rrahur barbarisht, Ardi Veliu justifikoi dhunën policore ndaj minorenit.
Deklarata e plotë
Pak ditë më parë e gjithë Shqipëria pa e tronditur sesi një i mitur 15 vjeçar u rrah barbarisht nga policia në Tiranë pse kishte shkelur orarin e karantinës. Ndaj policit me sjellje shtazore sot nuk ka asnjë masë domethënëse nga shërbimi i Çështjeve të Brendshme në Policinë e Tiranës.
Nën presionin e vetingut partiak dhe korruptiv në polici, ai po zvarrit çështjen prej 2 javësh, sepse mbrojtësi i policit dhunues të fëmijës gjendet në krye të Policisë së Shtetit.
Ardi Veliu, me zë dhe figurë, ka dhunuar sot për herë të dytë viktimën e policisë. Duke përgojuar dhe sajuar të pavërteta kundër nënës së djalit të rrahur barbarisht, Ardi Veliu justifikoi dhunën policore kundër minorenit.
Ju ftoj të ndjekim pohimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për të parë vetë me sytë tuaj, të dashur qytetarë, se në dorë të kujt është siguria jonë dhe e fëmijëve tanë.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/pd-veliu-te-sharkohet-justifikoi-dhunen-ndaj-15-vjecarit-duke-sajuar-te-paverteta-nenen-e-tij
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp