#tvora #rtvoranews
I ftuar në Ditë e Re në RTV Ora, deputeti i PD-së Edi Paloka u shpreh se Rama bëri ligj për ta marrë tokën e Teatrit për t?ia dhënë privatit dhe do të bënte edhe nja 6 kulla.
Paloka shtoi se në shembjen e Teatrit u përdorën forca policia të armatosura me automatik.
Paloka: Me Teatrin u ndërthurën disa ndjeshmëri. Për disa kishte vlera si monument kulture, për disa të tjerë si histori e artit shqiptar. Të gjitha këto u shembën brenda natës me urdhrin e dy kriminelëve ordinerë se duan të fudsin në xhep disa miliona. U shkel ligji.
Rama bëri ligj për ta marrë tokën e Teatrit për t?ia dhënë privatit dhe do të bënte edhe nja 6 kulla. Sot kemi edhe një situatë akoma më absurde. Deri dje kishte korrupsion duke i falur tokën publike Fushës, sot është akoma më rëndë, Teatrin i bie që ta ndërtojmë ne dhe ai do të vazhdojë të bëjë kullat. Kullat korruptive do të bëhen dhe lekët e Teatrit do të bëhen me lekët tona.
Këtu kemi një akt korruptiv duke sulur policinë e shteti, si një bandë të armatosur me automatik. U përdor RENEA që përdor kundër terrorizmit. E sulën te Teatri. Policët me uniforma dhe pa numra identifikimi. Policia nuk mund të ndërhyjë para orës 5 të mëngjesit.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/paloka-te-teatri-u-perdor-policia-e-armatosur-me-automatik-si-nje-bande-e-shemben-dy-kriminele
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv