Arkiva - Tv Klan 1998-2012; Pamje nga refugjatët kosovarë në kampet në Maqedoni, duke mbushur ujë, duke larë fëmijën e vogël, duke mbajtur radhë dhe takimi i tyre me aktorin Richard Gere. Eskorta ushtarake duke shoqëruar ndihmat, fëmijët që presin ndihmat.
Drama e refugjatëve kosovarë në kampet në Maqedoni vazhdon akoma. Tashmë për ta jeta në kamp është shndërruar në monotoni. Duhet të presin me orë të tëra radhën për t'u ushqyer. Por një nga problemet më të mëdha për ta është higjena. Mungesa e së cilës ka lindur në kamp mjaft sëmundje. Por problemet kosovarët kanë pasur rastin t'i harrojnë për pak momente në takimin me aktorin Richard Gere, i cili ka vizituar kampet e tyre në Maqedoni dhe ka thënë se kosovarët i ngjajnë popullit tibetian.
?Ashtu si tibetianët ju jeni të dëbuar nga vendi juaj megjithatë unë shpresoj për ju?, ka thënë Gere. Janë shtuar masat e sigurisë për ndihmat që u jepen kosovarëve. Që dje një eskortë ushtarake i shoqëron ata deri në mbërritjen në destinacion. Mes gjithë këtyre problemeve fëmijët janë më entuziastë. Ata vazhdojnë të shoqërojnë çdo gjë me sy dhe buzëqeshin gjatë gjithë kohës.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/