¡Sorpréndeme!

Përplasjet e para LSDM-BDI në prag të fushatës

2020-02-28 0 Dailymotion

Nxehen gjakrat mes partnerëve të koalicionit qeveritar pas zyrtarizimit të koalicionit LSDM-Besa. Një ditë pasi LSDM-ja tha se nuk do të pranojë më kërcënime dhe negociata joparimore nga partitë shqiptare, për formimin e Qeverisë pas zgjedhjeve, përgjigjet BDI-ja. Partia e Ahmetit thotë se LSDM-ja duhet të jetë falënderuese që Ahmeti theu parimin fituesi me fituesin dhe i dha kahje tjetër vendit. Për pretendimet e Zaevit për mbetje të regjimit të kaluar brenda BDI-së, nënkryetari i partisë Izet Mexhiti, thotë se e kaluara mbetet e kaluar.