#rtvora #oranews
Paraditen e sotme është organizuar një protestë nga sindikata e fermerëve në qytetin e Lushnjes.
Fermerët e degëve Lushnjë, Divjakë, Berat, Fier, Kuçovë, por edhe nga zona e qytete të tjera kanë dalë sot në protestë, pasi sipas tyre, qeveria shqiptare nuk ka plotësuar asnjë nga kërkesat e parashtruara nga sindikata.
Ata kërkojnë përmirësimin e situatës në prodhimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore.
Kërkesat kryesore të protestuesve konsistojnë në:
-Ndryshimin e skemës nga subvencion indirekt në subvencion për njësi të nxjerr në treg.
-Barazim në paketën fiskale për 2020 për nivelin e njëjte të TVSH-së si në shitje dhe në blerje.
-Vlerësim dhe kompensim financiar me çmim dysheme për prodhimin e humbur nga fatkeqësitë natyrore apo stoku.
-Qeveria të krijoje agjenci për studimin e tregjeve dhe orientimin e fermerëve si dhe të krijoje laboratorë analizash.
-Qeveria të jetë garant me ligj për të mbrojtur produktet bujqësore si dhe të jete garant i interesave te fermerëve prodhues dhe tregtareve
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/fermeret-e-disa-qyteteve-proteste-ne-lushnje-kerkojme-plotesimin-e-kushteve-nga-qeveria
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp