Rubrika ?Ka një mesazh për ty?, në Tv Klan solli sot historinë e dashurisë të Spaidit me të fejuarën e tij, Eridona. Spaidi tregoi në studio, se ata vendosën të kurorëzonin në martesë dashurinë e tyre, por për shkak të problemeve me vendbanimin, deri sot ata nuk kanë mundur të kryejnë celebrimin. Ai ka kërkuar ndihmën e programit ?E Diela Shqiptare?, për të zgjidhur problemin e tij, por gjithashtu edhe për të suprizuar të fejuarën.
Ditën e sotme, studio u kthye në një sallë celebrimi dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka pranuar ftesën nga ?E diela Shqiptare?, për të ardhur në studio dhe për t?i dhënë lajmin e mirë Eridonës në lidhje me problemin e tyre me gjendjen civile.
Supriza për Eridonën nuk ka mbaruar, pasi përveç zgjidhjes së problemit me gjendjen civile, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj celebron live në studio, martesën e çiftit Eridona- Spaidi.