Për herë të parë dalin në një intervistë në emisionin ?Rudina? në Tv Klan, një vjehërr dhe një nuse, ndër më të famshmit të shoëbizz-it shqiptar, Sabri Fejzullahu dhe Ariana Fejzullahu, nusja e Ermalit.
Ai është një ndër këngëtarët nga Kosova shumë i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar, i cili prej 53 vitesh nuk i është ndarë skenës së muzikës duke sjell këngë që mbesin gjatë në memorien e publikut, ndërsa ajo një ndër blogeret më të njohura për shqiptarët në rrjetet sociale.
Në këtë intervistë, Ariana ka rrëfyer marrëdhënien që ka me familjen e burrit, duke e cilësuar veten me fat.
Rudina Magjistari : Ju jeni në shtëpi të ndara, si është marrëdhënie e ndërtuar mes jush, çiftit të ri, dhe familjes së Ermalit.
Ariana Fejzullahu: Shyqyr Zotit jemi shumë mirë, shihemi çdo ditë, në darka, në dreka. Jam shumë me fat që kam vjehrrin, nuk dua ta quaj vjehërr, por me babin dhe mamin që i kam çdo moment mbështetje.
Sabriu Fejzullahu: Dashuria e Arianës për njerëzit është shumë e madhe. Është e padjallëzuar. Asgjë të keqe nuk ka në të, ajo e shfaq dashurin përmes buzëqeshjes së saj dhe i bën për vete. /Tvklan.al