#rtvora
Ditën e sotme (7 gusht 2019) kryebashkiaku i ri i Kamzës, Rakip Suli ka hyrë në zyrë pas orarit zyrtar të punës.
Rezistenca e demokratëve për disa orë bëri që këshilli i ri bashkiak dhe Suli të betoheshin për detyrën e re në shkollën ?Ibrahim Rugova? dhe kësisoj hyrja në institucion të ishte e dhunshme.
Ish-kryebashkiaku demokrat Xhelal Mziu në zbatim të dekretit të presidentit Ilir Meta për zhdekretimin e 30 qershorit, nuk pranoi të lironte zyrën. Kjo bëri që socialistët të thyenin derën kryesore të bashkisë dhe më pas derën e zyrës së kryetarit.
Në videon e mësipërme shihet se si një person mundohet të hapë derën e zyrës së Sulit. Pas disa përpjekjesh dera është hapur dhe Suli ka mundur të futet në zyrën e tij duke premtuar se do t?u shërbejë kamzalinjve pa dallim ngjyrimi politik.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shihni-videon-si-ju-hap-dera-rakip-sulit-te-hyre-ne-zyre
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz