#rtvora
Bulevardi i Durrësit do të rikualifikohet për të 4-tën herë, duke shpenzuar kështu më shumë se 222 milionë lekë. Bashkia e Durrësit ka rilëvruar një tjetër fond për rikualifikimin e këtij bulevardi, në të cilin është ndërhyrë katër herë në harkun e shtatë viteve të fundit.
Kjo është pamja (shiko videon) që po i shoqëron për të shtatin vit radhazi qytetarët e Durrësit. Bulevardi i këtij qyteti sërish do të rikualifikohet.
Pas shpenzimit të më shumë se 146 milionë lekëve për tre herë rresht për rikualifikim, Bashkia e këtij qyteti ka rilevuar një tjetër fond prej 76 milionë lekësh për këtë bulevard.
Shkak i përsëritjes së punimeve duket se është bërë cilësia e punimeve dhe materialeve të përdorura.
Inxhinierët kanë vendosur që edhe këtë radhë rruga e makinave të shtrohet me kalldrëm, por kjo e bën sa të vështirë aq edhe të papërshtateshme për qarkullimin e automjeteve.
Të njëjtin problem inxhinierët hasën edhe me bulevardin ?Epidam?, por në fund iu dha zgjidhje duke e shtruar me beton e asfalt rrugën e makinave.
Qytetarët i konsiderojnë papërgjegjshmëri investimet e herë pas hershme në këtë bulevard.
"Diçka e tepërt duket në raport me shpenzimet që bëhen dhe konsumin e shpejtë që kalon."
"Është mirë të bëhet diçka cilësore, taksat tona por kush po na pyet ne popullin!"
"Çudi e madhe, punohet pa cilësi."
Sipas tyre punimet po kryhen në një kohë të papërshtatshme, gjatë orëve të paradites dhe në kulmin e sezonit turistik.
"Tani vinë turistë, emigrantë."
Vetëm dy ditë më parë, kryetari i PD-së Durrës, Ferdinand Xhaferaj, denoncoi në një konferencë për shtyp abuzimet me rikonstruksionin e bulevardit kryesor të qytetit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ne-durres-jepen-fonde-te-katerten-here-nje-bulevard
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz