#rtvora
Publikimi i përgjimeve nga dosjet e bujshme përfshirë edhe procedimin penal 339 duket se ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm brenda Prokurorisë së Krimeve të Rënda gjatë dy viteve të fundit.
Në një raport vjetor që drejtuesja aktuale e prokurorisë Donika Prela i ka paraqitur kryeprokurores Arta Marku evidentohen udhëzimet e shumta të nxjerra dhe kontrollet e verifikimet e kryera brenda institucionit me qëllim mbajtjen sekret të përgjimeve të realizuara gjatë hetimit të çështjeve penale.
Titullarja e krimeve të rënda thekson në raport se gjatë këtyre kontrolleve ka konstatuar mangësi në mbajtjen e dokumentacionit nga prokurorët e çështjeve.
Në një udhëzim me numër 4 të datës 26 tetor 2018 ?Për përgjimet?, është kërkuar nga Prokurorët ruajtja sekret e të dhënave nga përgjimet si dhe pasqyrimi i të dhënave në regjistrin e përgjimeve. Sipas Donika Prelës, janë gjetur mangësi nga prokurorët në lidhje me pasqyrimin e të dhënave në regjistrin e përgjimeve.
Punonjësi i ngarkuar me ruajtjen e të dhënave ka raportuar se prokurorët nuk pasqyrojnë në regjistër shënimet përkatëse për rastet e përgjimeve. Sipas raportit, gjatë viteve 2018-2019 është bërë verifikimi i kushteve të ruajtjes së informacionit, ku rezulton se në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, mbahet një regjistër për hyrjen dhe daljen e materialeve sekrete.
Këto materiale ruhen dhe administrohen në kasafortë konform rregullave, por drejtuesja e krimeve të rënda ka ngritur shqetësimin se të dhënat sekrete janë mbajtur nga oficerë e prokurorë që nuk kanë pasur certifikatë sigurie.
Kryeprokurorja e krimeve të rënda bën me dije në raport se nga kontrollet ka rezultuar se disa nga prokurorët e oficerët e këtyre çështjeve kishin certifikate sigurie, ndërsa një pjese të tyre u kishte mbaruar afati i certifikatës.
Sipas raportit, gjatë vitit 2018 janë përgjuar gjithsej 2146 numra telefonikë, nga 2415 numra të përgjuar në vitin paraardhës 2017.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/raporti-pergjimet-zyrtare-pa-certifikata-sigurie-mbajten-dosjet-sekret
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz