Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të kërkojë që të ndryshohen të gjitha dispozitat e Kodit Zgjedhor të cilat kanë qenë problematike për zbatim. Votimi në diasporë, përditësimi i listës zgjedhore, selektimi i kuadrove dhe praktika e ndryshimeve ligjore para zgjedhjeve, do të kërkohet të rishikohen për t?u gjetur forma më praktike për zbatim. KSHZ-ja është e gatshme të propozojë edhe ndryshim të sistemit zgjedhor dhe kalimin në vetëm një njësi zgjedhore. Por, nga ky institucion theksojnë se, për të gjitha këto ndryshime eventuale, nevojitet vullnet politik.