Gjatë vizitës së Papa Françeskut të martën do të ketë një regjim të veçantë për këmbësorët dhe makinat në qendër të Shkupit. Që qytetarët më lehtë të gjenden në dobi të madhe është harta interaktive në ueb- sajtin papa.mk. Të gjithë pacientët të cilët kanë caktuar kontrolle përmes ?Termini Im? ditën e martë të njejtat do të ju ricaktohen pas datës 8 Maj, për çka dhe do të njoftohen. Autoritetet Shëndetësore apelojnë që të gjithë pacientët në nevojë brenda territorit të Shkupit, në vend të Qendrës Klinike ?Nënë Tereza? të ju drejtohen spitalit ushtarak ?8 Shtatori? dhe Spitalit të Qytetit ? Shën Klimenti i Ohrit?. Si pasojë e regjimit në komunikacion, pos veturave të Ndihmës së Shpejtë, në parkingun e Qendrës Klinike nuk do të lejohet qëndrimi i veturave private.