#rtvora
Sëmundja e trashëgueshme e gjakut, hemofilia regjistron 238 pacientë në vendin tonë. Mungesa e faktorit 8 dhe e dhurimit të gjakut mbeten ndër shqetësimet kryesorë për të prekurit.
238 persona në vendin tonë janë të prekur nga hemofilia. Pacientët që mbartin sëmundjem e trashëgueshme vuajnë mungesën e mjekimit të rregullt me Faktor 8 për shkak se ky medikament gjendet gjithmonë në sasi të reduktuara në spital.
Genta Qirjako: Hemofilia është një sëmundje e trashëgueshme, trashëgohet vetëm te djemtë nga nëna bartëse. Që gjaku të mpikset ka nevojë për disa proteina, mungesa e njërës prej tyre bën që gjaku gjatë një hemoragjie të mos mpikset por të vazhdojë në mënyrë konstante, në varësi edhe të gravitetit.
Specialistët e shëndetit këmbëngulin se identifikimi i vonshëm i hemofilisë është një ndër shkaktarët e përkeqësimit të gjendjes së pacientëve.
Genta Qirjako: Identifikimi i hershëm ndihmon në trajtimin sa më të hershëm të kësaj sëmundje duke shmangur komplikacinet. Le të flasim hapur dhe të mos e fshehim hemofilinë. Ëshë një sëmundje që fatkeqësisht është e lindur, nuk mund ta ndryshojmë dot. Por ne mund të përmirësojmë cilësinë e jetës nëse ndërhyhet herët.
Specialistja e ISHP-së, Genta Qirjako, bën apel edhe për dhurimin e gjakut, si një nga faktorët kyç në rritjen e gjatësisë së personave të prekur me hemofili.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/semundja-qe-prek-vetem-djemte238-te-prekur-me-hemofili
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz