#oranews #protestaeopozites
Policia e Tiranës ka shoqëruar 40 persona lidhur me aktet e dhunës gjatë protestës së një dite më parë (16 shkurt 2019) të thirrur nga opozita në sheshin para Kryeministrisë.
Mes tyre është dhe ish-kreu i policisë bashkiake në kohën e Bashës, Florenc Hoxha. Shoqërimi i tyre është bërë pas kqyrjes së pamjeve të filmuara nga policia gjatë protestës.
"20 persona janë shoqëruar mbrëmjen e djeshme dhe 20 të tjerë gjatë natës. Pritet që për 15 prej tyre të ketë dhe urdhër-arreste. Shoqërime të protestuesve janë kryer dhe në qytete të tjera, Durrës, Lezhë, Shkodër etj" raportoi gazetari jonë Besar Bajraktaraj.
Deputetë të Partisë Demokratike hynë me forcë mbrëmë në drejtorinë e Policisë së Tiranës, pas refuzimit për të zhvilluar një takim me drejtorin e kësaj policie.
Deputeti demokrat, Flamur Noka, tha se pas pritjes për një orë, deputetët e opozitës hynë me forcë në katin e dytë të drejtorisë së policisë duke gjetur kupolën drejtuese sipas tij, "si derra të zhgërryer në uiski".
Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 19 persona të lënduar gjatë protestës, mes tyre policë, gazetarë por dhe protestues.
Njëri prej tyre ishte gazetari i emisionit "Arena" në Ora News, Isa Myzyraj.
Opozita akuzoi Ramën dhe policinë se ka provokuar, nga ana e saj policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/protesta-e-opozites-37-persona-te-shoqeruar-ne-polici
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz