Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Shumë fëmijë në zonat malore të qarkut të Dibrës po përballen me komplikacione të vizorave të stinës pasi bllokimi i rrugëve nga dëbora u pamundësoi marrjen në kohë të mjekimit. Çdo ditë pranë pediatrisë paraqiten mbi 50 fëmijë me probleme shëndetësore.
Temperaturat e ulta që mbërthyen vendin gjatë këtij muaji kanë rritur ndjeshëm numrin e të prekurve nga virozat e stinës.
Rreth 50 fëmijë mesatarisht paraqiten çdo ditë pranë repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Peshkopisë, ku një pjesë e tyre shtrohen për shkak të komplikacioneve.
Filip Cfarku: Fluksi ka qenë goxha i shtuar, mbi 50 vizita të paktën mesatarja përditë. Pavioni i Pediatrisë është pothuajse plot.
Shefi i Shërbimit të Pediatrisë, thotë se këto raste vijnë kryesisht nga zonat që mbeten të bllokuara për ditë me radhë nga dëbora.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/izolimi-i-gjate-nga-bora-semur-femijet-ne-diber