¡Sorpréndeme!

Report Tv-Skadimi i kartave të identitetit/ Dyndje në zyrat e Gjendjeve Civile

2019-01-15 0 Dailymotion

Të paktën një milion e gjysmë karta identiteti dhe pasaporta biometrike skadojnë deri në qershor të 2019-s, muaj kur mbahen zgjedhjet vendore në Republikën e Shqipërisë. Ndërkohë që ka mbetur edhe shumë pak kohë, në zyrat ku bëhet aplikimi për mjetet identifikuese po përballen me një fluks qytetarësh.

Koha e shkurtër që qytetarët kanë për t?u pajisur me kartat ka shkaktuar radhë të gjata nëpër njësitë administrative. Një qytetar ka shkruar në redaksinë e Shqiptarja.com duke u shprehur se njerëzit rrinë në radhë jashtë në të ftohtë ndërsa autoritetet nuk kanë marrë masa për të shtuar sportelet.