Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ashtu si çdo fundvit, Ministria e Kulturës organizon eventin e ndarjes se çmimit për veprën dhe përkthimin më të mirë të vitit.
?Vepra letrare më e mirë e vitit? dhe ?Vepra letrare më e mirë e përkthyer? janë dy çmimet që do të ndahen në ceremoninë e çmimit kombëtar të letërsisë për vitin 2017.
Kritika letrare ka përzgjedhur listën me 5 veprat më të mira si dhe 5 përkthimet të cilat për vitin 2017 kanë rezultuar më të kërkuara dhe pëlqyera nga lexuesi.
Këto botime janë me tematika e subjekte të ndryshme dhe percjellin mesazhe të forta dhe të prekshme.
Juria e këtij eventi kryesohet nga Parid Referici dhe anëtarët Alma Mile, Agim Baçi, Olimbi Velaj dhe Albert Gjokaj, të cilët si kritikë letrarë do të përzgjedhin veprën më të mirë për vitin 2017.
#oranews
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/botimi-dhe-perkthimi-me-i-mire-2017-ja-finalistet