Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Tiranës i ka referuar në Prokurori protestuesit e zonës së Astriti, të cilët janë fiksuar duke kryer veprime të dhunshme gjatë tubimeve në Unazën e Re dhe pranë bashkisë së Tiranës.
Gjashtë persona akuzohen për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe kundërshtim të punonjësve të policisë bashkiake.
Banorët kundërshtojnë vendimin e qeverisë për prishjen e banesave të tyre që preken nga projekti i Unazës së Madhe. Ata kanë dalë në rrugë duke djegur goma, kazanë dhe bllokuan njëri aks rrugor, duke shkaktuar edhe mungesën e qarkullimit të makinave.
Ndërkohë kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka thënë se minorancat e zhurshme dhe ato të dhunshme nuk do të ndalojnë transformimin e nisur tre vjet më parë në Tiranë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/policia-referon-ne-prokurori-materialet-6-protestues-te-astirit