Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim" />
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim"/>
¡Sorpréndeme!

Paralajmërimi i Bashës: Nëse i vini minat Teatrit Kombëtar, minat do jua vëmë kullave tuaja"

2018-07-20 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë një bashkëbisedimi me mediat, rikthesoi qëndrimin e prerë për të mos lejuar prishje e tetarit, ndërsa kishte një paralajmërim për kompaninë private që do të ndërtoi.

Basha e konsideroi ligjin për tetarin e ri atentat ndaj shtetit ligjor, ndërsa drejtoi dhe një thirrje për qytetarët.

Lulzim Basha: "Nuk ka shans të gëzoni frytet e një ndërmarrjeje të tillë kriminale.

Asnjë shans!

Çdo veprim i 'Fusha shpk.' dhe cdo entiteti tjetër do të jetë subjekt i ligjit të amenduar 'antimafia'. Do të nisim që ditën e parë të biznesit dhe në bazë të ligjit antimafia do ju sekuestrojmë çdo cm katror dhe çdo cent qindarkë euro për shkeljet që do të konstatojmë

Nëse guxoni t'i vini minat Teatrit Kombëtar, të jeni të sigurtë që minat do t'jua vëmë dhe kullave tuaja me ligj.

Ky paralajmërim vlen edhe për një bankë që mendon se mund të investojë në këtë projekt, edhe pse kam bindjen se janë paratë e toyota Yaris apo makinave të spanjës.

Si quhen? Seat, po

Paralajmëroj cdo entitet që përfshihet në këtë cështje

I bëj thirrje 'hap sytë dhe mos fut asnjë qindarkë në këtë projekt sepse do të mbetet me gisht në gojë'

Akti i kalimit të ligjti është shpallje lufte ndaj interesit publik, shpallje lufte ndaj kushtetutës, shpallje lufte ndaj kulturës dhe trashëgimisë kulturore.

Nëse kryetalebani dhe aksesorët e tij, në këtë krim, nuk tërhiqet do i përgjigjemi me luftë totale

Jam i sigurtë që populli do të bëjë atë që bën për të mbajtur gjallë pemën e lirisë, sepse ajo po kërcënohet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/paralajmerimi-i-bashes-nese-vini-minat-teatrit-kombetar-minat-do-jua-veme-kullave-tuaja