¡Sorpréndeme!

Report Tv - Matura, më 30 korrik nis plotësimi i formularit A2

2018-07-07 0 Dailymotion

Matura shtetërore nis në 30 korrik plotësimin e formularit A2. Të gjithë maturantët që përfunduan me sukses provimet e me detyrim dhe me zgjedhje do të kenë tanimë fazën e ardhshme, atë të përgatitjes së 10 dëgeve si preferencë për kryerjen e studimeve të larta.

Drejtoresha e QSHA, Rezana Vrapi shpjegon se çfarë duhet të kenë parasysh maturantët gjatë aplikimit për në Universitete.

Duhet patjetër të klikojnë dhe të marrin informacion në faqen e ccdo Universiteti që ka këto programe dhe të shohin kriteret e pranimit. Tashmë ato janë publike. Janë ë faqen e ministrisë dhe të U-Albania përmes së cilës ata do të bëjnë aplikimet për në universitet. Kur them që duhet të shohin kriteret është që duhet të bëjnë një përllogaritje të mesatares së tre viteve dhe këto nota dërgohen nga QSHA te U Albania si edhe nota të maturës shtetërore.

Rezana Vrapi, Drejtoresha e QSHA