Ana Lika është një prej aktoreve të reja më të njohura në vendin tonë. Sensi i humorit është ai që e dallon atë.
Ajo ishte sot e ftuar në emisionin ?Zonë e Lirë? ku rrëfeu arsyen se përse ka lënë baletin. Aktorja tha me humor se gjithnjë e ka ditur që është një yll në ngjitje dhe që s?mund të qëndronte vetëm me një profesion.
?Unë kam bërë 14 vjet balet klasik dhe e lash sepse operova gjurin. Kjo ishte arsyeja më e fortë. Por gjithsesi unë do ta lija baletin sepse që fëmijë e dija që shkollën e lartë do ta bëja për aktrim. Unë kur e shikoja veten në pasqyrë e dija që isha një yll në ngjitje dhe nuk mund të rrija vetëm me një profesion.