¡Sorpréndeme!

Ora News - Topografi i prefekturës qëllon me grusht nënkryetarin e bashkisë Gjirokastër

2018-05-14 2 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nënkryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Aurel Llapa, është sulmuar nga punonjës i prefekturës së qytetit me detyrë topograf.

Shefqet Aliko e ka qëlluar me grusht zotin Llapa pas një debati. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme.

Në një dalje për mediat, kryebashkiakja Zamira Rami e cilësoi të patolerushme sulmin ndaj vartësit të saj, duke theksuar se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës.

Ajo apeloi organet kompetente të zbardhin sa më parë rastin.

Rami: Zoti Aurel Llapa është qëlluar për shkak të detyrës në zyrën e tij. I bëj thirrje organit të akuzës të zbardhë sa më parë ngjarjen dhe të vërë para drejtësisë përgjegjësin.


Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/topografi-i-prefektures-qellon-me-grushte-nenkryetarin-e-bashkise-gjirokaster