¡Sorpréndeme!

Report TV - Atentati me tritol në Fier, sapo hipën pronari shperthen Benz-i

2018-05-14 0 Dailymotion

Një automjeti në lagjen "29 nëntori" të qytetit të Fierit i është vendosur një sasi lënde shpërthyese mbrëmjen e sotme, duke alarmuar banorët.

Shpërthimi i automjetit tip "Mercedes Benz" me targa AA 270 IV ka ndodhur gjatë kohës kur po dilte nga parkingu, fare pranë qendrës së qytetit. Drejtuesi i automjetit, E.M, 38-vjeç, ka arritur të shpëtojë edhe pse shpërthimi ka qenë mjaft i fortë, pasi siç duket edhe nga fotot, makina është shkatërruar dhe dëmtimet më të mëdha i ka në krahun e shoferit.

Objektivi ka qenë pikërisht 38-vjeçari E.M dhe atentatorët kanë tentuar ekzekutimin e tij me tritol në makinë. Nuk dihet ende e kaluara e shënjestrës por policia po heton pikërisht pistën e hakmarrjes.