Ata janë personazhe që na kanë dhuruar emocione dhe të qeshura pafund me interpretimet e tyre.
Paroditë e tyre janë duartrokitur shumë dhe ende mbeten në memorien e publikut.
Bëhet fjalë për Parodistët e Vlorës, për aktorët Afrim Agalliu, Agron Hamo dhe Muhamet Lika. Ata ishin sot të ftuar në studion ?Rudina? në Tv Klan nga ku rrëfyen se si u bënë bashkë të katër aktorët.
?Është një histori e hershme, unë me Afrimin kemi filluar fillimisht me estradat amatore. Ne patëm fatin e madh që na ftuan aktorë të mëdhenj dhe bëmë ?gol?, na pritën mirë. Në ?78 ka filluar edhe Mane Lumani dhe Muhamet Lika. Parodinë ne e kemi të trashëguar, ka qenë një grup para nesh që e kanë lëvruar këtë gjini. Parodia do edhe vokal dhe ne të katërt kemi patur vesh dhe zë? tha Hamo.