Besimtarët ortodoksë në mbarë kremtojnë mbrëmjen e sotme vigjiljen e Pashkës, ku përcjellin lutjet e tyre për ringjalljen e Krishtit. Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka përcjellë një urim për të gjithë besimtarët, duke u lutur për më shumë dashuri e paqe mes tyre.
?Ditët që i paraprinë Ngjalljes, ishin të mbushura me vuajtje e pasiguri dhe nxënësit ishin zhytur në dëshpërim e zhgënjim. Me gjithë këto, Krishti i Ngjallur nuk kufizohet vetëm në shpalljen e fitores së Tij mbi padrejtësinë, urrejtjen, madje edhe mbi vetë vdekjen, por i fton ata në diçka unikale: të bëhen pjesëmarrës në veprën e Tij, në përpjekjen për sundimin e drejtësisë, pajtimit, dinjitetit, solidaritetit?