¡Sorpréndeme!

Report TV - Video e 2015 ku Eduart Budini tenton të grabisë me armë taksistin

2018-05-12 1 Dailymotion

ReportTv siguron vendimin e gjykatës së apelit ndaj ish efektivit të forcave speciale Eduart Budini për të cilin është lënë në fuqi dënimi me 6 vite burg. Budini u akuzua për vjedhje me armë mbetur në tentative, ndërsa episodi ku ai u filmua duke kryer këtë krim daton në 2015.
Budini u prangos 5 muaj pas këtij krimi falë kamerës së sigurisë së taksisë së shtetasit H.Hoxha që pas ngjarjes denoncoi Budinin në polici. Janë këto pamjet kur ai i vendos taksistit pistoletën pas qafës duke e kërcënuar të mos lëviz dhe jap paratë menjëherë.

Gjatë arrestimit nga policia në zonën e Yzberishtit në Tiranë efektivi i speciales e pranoi krimin dhe deklaroi se ishte në kushte të vështira ekonomike. Falë pranimit të faji nga Budini dënimi u ul nga 9 vite në 6 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar të aplikuar në gjykatën.