Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përfshirja e Artur Meçollarit në grupin e negociatorëve për marëveshjen e detit ka vijuar të debatohet në Komisionin e Sigurisë ku ishte thirur për të raportuar ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.
Deputetë të opozitës hodhën akuza deri te ekzistenca e përgjimeve për bashkëpunim me rusët, që u hodhën poshtë nga ministrja e cila tha se çdo akuzë është hakmarrjen e ish kryeministrit Sali Berisha për çështjen e Bisht Pallës
Tirane- Është apo nuk është Artur Meçollari i denjë për të qënë pjesë e grupit negociator për detin? Debatet dhe akuzat kanë shoqëruar këtë argument gjatë seancës së marrjes në pyetje të Ministres së Mbrojtjes Olta Xhacka e cila jo vetëm që ka mohuar akuzat që e etiketojnë atë si spiun por është kundërpërgjigjur duke thënë se kjo është një hakmarrje e ish-kryeministrit Berisha.
Ministrja e Mbrojtjes zbuloi dhe arsyen e hakmarrjes që nuk ishte thënë më parë nga mazhoranca
Olta Xhaçka: Nuk pranoi të firmoste për heqjen e disa bazave detare nga plani i përhapjes, nuk pranoi t'ua jepte miqve të doktorit kryeministër dhe familjarëve të vet.
Flamur Noka: Rendojne akuza se gjate ushtrimit te detyres ka dhënë informacion palëve të treta. Ka mbajtur kontakte me oficerë të lartë të shërbimeve jo partnere në mënyrëtë paautorizuar.
Ministrja e Mbrojtjes vuri në dispozicion të medias listën e personave që nuk kanë pranuar te nxjerrin Bisht Pallen nga plani i përhapjes së forcave të armatosura. Lista e vitit 2012 përmban 16 emra dhe i pari ndër ta është Artur Mecollari.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/xhacka-mbron-mecollarin-akuzat-spiun-hakmarrje-e-berishes