Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
PDIU dhe Shoqata çamëria protestuan para ambasadës greke në Tiranë në lidhje me çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve. Duke iu referuar bisedimeve për paktin detar, kryetari i PDIU-se, Shpëtim Idrizi tha se kërkohet transparencë për negociatat me palën greke.
Shpetim Idrizi: Ne jemi këtu të bindur që deti, toka, atdheu, varrezat, nuk janë të pushtetarëve por amanet nga Zoti që ne duhet tia transmetojmë brezave. Ne nuk mund të negociojmë integritetin dhe sovranitetin e Shqipërisë.Vetëm mundet ta ruajmë me dinjitet
Në lidhje me çështjen çame, kreu i PDIU ka theksuar se ky komunitet nuk është duke kërkuar prona e përfitime por dinjitet.
Shpetim Idrizi: "Ne nuk kërkojmë prona, ne kërkojmë Atdheun dhe Atdheu ynë është Çamëria. Kërkojmë që Çamëria shqiptarët që jetonë atje Arvanitasit të shpallen minoriteti etnik shqiptar në vatrat e tyre"
Nyuk kërkojmë ndryshim kufijsh por falje për çamët e vrarë. Duhej të ngrihej përmendorja për shqiptarët e vrarë në Çamëri dhe një varrezë dinjitoze për ta.
Deti toka, varrezat nuk janë të pushtetarëve por amanet nga Zoti që ne duhet transmetohen. Deti toka, varrezat Çamëria nuk negociohen por zgjidhen me dinjitet. Haram u qoftë shqiptarëve nëse e shohin Europën e Perëndimin nga Athina! Çamëria është makthi i kokave të shtrembura të Greqisë që ndërsa flasin për prindërit tanë si bashkëpunëtorë e kanë Agimin e Artë, nazistët e tyre në parlamentin e Greqisë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/protesta-para-ambasadave-nuk-do-te-harrojme-genocidin-cam