¡Sorpréndeme!

Report TV - 'Tirana',Duma:Basha po diskuton kandidatin për kryebashkiak

2018-05-11 0 Dailymotion

Deputetja e PD, Grida Duma u shpreh në emisionin ?45 minuta? në Report Tv, se PD ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore të 2019-ës. Sipas saj, kryetari i PD, Lulzim Basha po vijon konsultimet me qytetarët, grupet e interesit dhe forumet brenda PD, se kë do kandidojë për kryetar të Bashkisë së Tiranës, i cili do të jetë përballë kandidatit të mundshëm nga e majta, kryebashkiakut aktual, Erjon Veliaj.
?Lidershipi i PD ka nisur procesin konsultativ me partinë, qytetarët dhe grupet e interesit për kandidatin për Bashkinë e Tiranës. Janë menduar edhe kandidatët për bashkitë e tjera në rrethe?, u shpreh Duma. E pyetur nëse Erjon Veliaj duhet të frikësohet nga kandidati i opozitës, Grida Duma dha këtë përgjigje: "Apriori çdo kandidat tronditet. Çdo kandidat i cili nuk e merr garën si një garë për të fituar nga pozita e të humburit, atëherë është një naiv politik. Padyshim që është i tronditur. Se kur do jetë momenti këtë e vendos kryetari i PD.