Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata Administrative e Durrësit i hapi rrugë përfundimit të veprës së artit në zemër të qytetit sipas projektit të rishikuar nga ministria e Kulturës dhe bashkia e Durrësit, pas 13 seancave dhe një viti pezullim punimesh.
Ndryshimet në projekt parashikojnë ruajtjen dhe punimet në hapjen për publikun të rrënojave arkeologjike të zbuluara gjatë punimeve për këmbët e Velierës.
Gjykata Administrative e Durrësit pranoi pjesërisht padinë e Shoqërisë civile e cila kërkonte ndalimin përfundimtar të projektit.
Ndërkohë sipas vendimit nuk do të lejohen të zhvillohen punimet në zonën arkeologjike A.
Nuk u pranua kërkesa për përgjegjësinë penale për urdhëruesit e tij. Shoqëria civile e ka cilësuar vendimin e gjykatës as mish as peshk.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zhbllokohet-veliera-gjykata-i-hap-rrugen-projektit-te-ri-ambientalistet-kundershtojn