Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas verifikimit të dosjes së ekstradimit të Nezar Seitaj, i njohur si financieri i grupit Habilaj, Prokuroria e Përgjithshme bën të ditur se Krimet e Rënda nuk kanë informuar për procedimin penal. Tashmë Arta Marku ka kërkuar procedimin penal si dhe nisjen e verifikimeve prej KLD mbi trupën gjyqësore që vendosi dërgimin e Seitaj në itali. kryeprokurorja vendosi dhe procedim penal ndaj 4 prokurorëve.
Prokuroria e Përgjithshme pas përfundimit të verifikimit të dosjes për ekstradimin e Nezar Seitaj drejt Italisë ka vendosur të marrë 4 masa disiplinore si dhe nisjen e një hetimi penal mbi çështjen. shkak për këtë është marrja e vendimit për të njohurin si financieri i grupit Habilaj, në kohën kur në Shqipëri ndaj tij ishte hapur çështje penale si dhe ishte marrë masa e arrestit me burg.
Në deklaratën për mediat Prokuroria e Përgjithshme konstaton se Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, nuk ka patur asnjë informacion në lidhje më procedimin penal ndaj shtetasit Nazer Seitaj nga Prokuroria Për Krime të Rënda.
Aktet e vetme që ka disponuar kjo drejtori janë aktet që kanë lidhje me procedurat e ekstradimit të shtetasit Nazer Seitaj, në funksion të drejtësisë italiane për veprën penale të ?Pjesëmarrjes në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike?.
Ndërsa Prokuroria e Tiranës ka vazhduar procedurat për ekstradimin në mbështjetje të rregullave të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale. Gjykata me 5 dhjetor 2017 ka vendosu pro ekstradimit dhe vendimi i është dërguar ministrisë së drejtësisë si autoriteti i fundit që vendos në lidhje me ekzekutimin ose jo të vendimit të ekstradimit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/perfundon-verifikimi-dosjen-e-ekstradimit-ne-itali-te-nazer-seitit