Gjatë mëngjesit të sotëm shërbimet e Policisë Kufitare së bashku me Delta Forcën gjatë patrullimit të kontrollit të territorit kanë konstatuar në Radhimë në breg të detit një gomone 9 metra të gjatë me dy motorë. Nga verifikimi paraprak dyshohet se mjeti mund të jetë braktisur, ndërsa në brendësi të tij nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm, njofton policia.
Drejtoria e Policisë Vlorë deklaron se po vijojnë verifikimet për dokumentimin e plotë ligjor dhe identifikimin e pronësisë së këtij mjeti. Dyshohet autorët që kanë braktisur ishin duke e përgatitur gomonen për trafik kanabisi drejt Italisë.