¡Sorpréndeme!

Kreu i Prokurorisë Elbasanit: Kërkova ndihmë nga prokuroria për serverat e bashkisë, u shkarkova

2018-05-10 0 Dailymotion

Dritan Gina Kryeprokurori i Elbasanit i shkarkuar nga Arta Marku ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të Kryeprokurores Arta Marku dhe Policisë së Shtetit. Ai ka dhënë disa episode, që sipas tij janë arsyet e vërteta të shkarkimit. Hetimi i nisur për bandat e Elbasanit, ku ka kërkuar edhe kontroll të serverave të Bashkisë, pasi sipas tij kontrollohen nga persona të jashtëm, kanë qenë arsyeja e vërtetë.
?Rasti më i fundit është i ngjarjes te hotel ?Univers?, ku kam kërkuar ndihmë nga prokuroria e përgjithshme nga shefi i IT për të kryer veprime pranë servera të bashkisë pasi ka dyshime që persona të paautorizuar kanë akses dhe kjo lëvizje vjen pas kërkesës sime? deklaroi. Për hetimin e ngjarjeve kriminale, ai ka lëshuar akuza edhe ndaj drejtuesve të Policisë, që sipas Ginës kanë refuzuar të bashkëpunojnë.

?Elbasani vitin e kaluar është përballur me situata kriminale, këto ngjarje nuk janë zbardhur. Autorët, pavarësisht se njihen nga policia nuk janë siguruar prova nga hetimet, duke u konstatuar shkelje të rëndë. Kjo nuk është neglizhencë e policisë, me të cilën kemi raporte korrekte. Ju e kujtoni situatën e verës së kaluar kur kërkuam ndihmë nga policia e shtetit, që nuk erdhi asnjëherë dhe për fat të keq hetimi dështoi.