¡Sorpréndeme!

Kreu i Prokurorisë Elbasanit: Kërkova ndihmë nga prokuroria për serverat e bashkisë, u shkarkova

2018-05-10 1 Dailymotion

Drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina akuzoi sot Arta Markun se vendimi për lirimin nga detyra vjen pas kërkesës së tij për të kryer hetime pranë serverave të bashkisë së Elbasanit. Gjithashtu ai përmendi edhe skandalin që u publikua pak muaj më parë, ku policia refuzoi të përgjojë një grup kriminal të Elbasanit, të dyshuar nga prokuroria për një tentativë vrasje me armë luftarake, me argumentin se policët ishin me leje.
?Elbasani vitin e kaluar është përballur me situata kriminale, këto ngjarje nuk janë zbardhur. Autorët, pavarësisht se njihen nga policia nuk janë siguruar prova nga hetimet, duke u konstatuar shkelje të rëndë.

Kjo nuk është neglizhencë e policisë, me të cilën kemi raporte korrekte. Ju e kujtoni situatën e verës së kaluar kur kërkuam ndihmë nga policia e shtetit, që nuk erdhi asnjëherë dhe për fat të keq hetimi dështoi.

Por kjo histori nuk përfundoi këtu, pasi ka nisur një fushatë kundër drejtuesit të prokurorisë së Elbasanit. Policia nuk bashkëpunoi kur ne kërkuam ndihmën e saj, por ndihma nuk erdhi me pretendimin se punonjësit ishin në plazh dhe ky hetim dështoi.

Rasti më i fundit është i ngjarjes te hotel ?Univers?, ku kam kërkuar ndihmë nga prokuroria e përgjithshme nga shefi i IT për të kryer veprime pranë servera të bashkise pasi ka dyshime që persona të paautorizuar kanë ases dhe kjo lëvizje vjen pas kërkesës sime? deklaroi.