Berta, guvernantja në shtëpinë e Bartolos në kryeveprën komike ?Berberi i Seviljes? ishte roli që mbylli vitin e Enkeleda Kamanit në të njohurin dhe shumë të lakmuarin e zërave lirikë, ?La Scala?. Një shfaqje e madhe që teatri ia dedikon fëmijëve e që ndërtohet kryesisht me të rinjtë e përzgjedhur të Akademisë ?La Scala? e ku Enkeleda studion prej muajsh.
Në gjashtë muajt e qëndrimit në Italia, personazhi i Bertës në operan me muzikë të Gioachino Rossini, nuk ishte angazhimi i vetëm i sopranos. Në teatrin e Como-s, me një tjetër kompozim të Rossinit, ?Petite messe solennelle?, ?Flauti Magjik? të Mozart apo në operan ?Hansel dhe Gretel? sërish në ?La Scala?.
Rezultati i parë është....
E vogël thotë se kishte një ëndërr, të këndonte në ?La Scala?. E rritur dhe me një karrierë të nisur në këtë skenë me shumë përulësi, një virtyt që i vjen natyrshëm, detyra që i ka ngarkuar vetes është vetëm një.