¡Sorpréndeme!

Report TV - Përmbytjet, rihapet autostrada Tiranë-Durrës pas 20 orësh

2018-05-09 0 Dailymotion

Rihapet për qarkullimin e automjeteve pas 20 orësh, autostrada Tiranë-Durrës.

Ky aks u bllokua pasditen e djeshme për shkak të reshjeve intensive të shiut të cilat sollën edhe përmbytjen e segmentit pranë Vorës. Dhjetëra automjete mbetën të bllokuara mes ujit, ndërsa Forcat e Armatosura evakuuan qytetarët e izoluar. Pamjet nga autostrada Tiranë-Durrës mëngjesin e kësaj të premte ishin të trishta me automjete të përmbytura e të dala jashtë funksiomit dhe më rrugën e mbuluar nga lluca e inertet, të denja si në një zonë lufte.