¡Sorpréndeme!

Report TV - Veliaj shkarkon 4 administratorët e LSI, refuzuan projektet e Bashkisë

2018-05-09 4 Dailymotion

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka shkarkuar nga detyra Administratorët e katër Njësive të Bashkisë së Tiranës, të cilët ishin përfaqësues të LSI-së.

Kështu, me vendim të Veliajt largohet nga detyra kreu i njësisë nr.2 Elez Gjoza, ai i njësisë nr. 8 Erjon Xhafa, i njësisë nr. 11 Gentian Arapi dhe Refik Veliaj administrator i Bërzhitës. Vendimi vjen pas refuzimit të LSI për të mbështetur projektet e Bashkisë së Tiranës në mbledhjet e Këshillit Bashkiak.
Kryebashkiaku Veliaj ka falenderuar katër administratorët e LSI për kontributin 2 vjeçar në Bashki. Gjithashtu, Veliaj ka vlerësuar edhe dy këshilltarët e opozitës, të cilët sot bashkuan votat me maxhorancën duke bërë të mundur miratimin e projektvendimeve të rendit të ditës. "Mirënjohje për dy këshilltarët e opozitës, votuan qytetin mbi partitë", u shpreh Veliaj gjatë takimit me administratorët e katër njësive të cilëve iu komunikoi largimin nga detyra.