¡Sorpréndeme!

Report TV - Paloka:Dako u premtoi krimineleve tendera, mbrohet nga Rama

2018-05-09 0 Dailymotion

Deputeti i PD, Edi Paloka akuzon kryeministrin Edi Rama se po i jep mbrojtje politike kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako ashtu si në rastin e Tahirit. Paloka akuzon se kryebashkiakun e Durrësit se është regjistruar gjatë zgjedhjeve duke u premtuar tendera kriminelëve në këmbim të blerjes së votave.
?Dako është regjistruar gjatë zgjedhjeve duke u premtuar tendera kriminelëve në këmbim të blerjes së votave. Rama dhe Dako nuk japin asnjë shpjegim, qëllimi i tyre është të heshtin deri sa të kapin edhe prokurorinë dhe drejtësinë, që Dako të ndjehet i paprekshëm.

Rama po i jep mbrojtje politike Dakos, ashtu sikur edhe Tahirit. Me Ramën lidhet krimi përmes Tahirit, Dakos, Sejdinit. Vetëm me largimin e Ramës do të ketë garanci për luftën kundër krimit? deklaroi ai.