Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gazetarët e medias ndanë opinione të ndryshme në Tonight Ilva Tare rreth faktit nëse ka çështje Tahiri-Habilaj.
Për Arion Sulon, kryeredaktor i MAPO-s, rasti i Tahirit ishte shpërthimi i trashjes së zullumit.
Sipas tij ekzistencën e çështjes Tahiri-Habilaj e provuan përgjimet italiane, ndërsa implikimin e Ramës në këtë rast e sheh tek intimidimi i Prokurorisë shqiptare.
Por ndryshe mendon Anila Basha, Drejtore e newsbomb.al.
Sipas saj, provat e deritanishme nuk implikojnë Tahirin me Habilaj.
Arion Sulo: Rasti i ish-Ministrit të Brendshëm nuk ka të bëjë me vettingun, nuk ka filluar akoma procesi. Është thjesht një rast i shpërthimit të trashjes së zullumit.Të vjetrit thoshin duhet trashur zullumi të këputet litari.Këtu kemi ardhur. Kriminalizimi, kanabizimi.Ky rast i Tahirit është jashtë sistemit të vettingut. Të parët që kalojnë janë gjyqtarët e Gjykatës Kushetuese.
Anila Basha: Nuk ka nevojë të fillojë sa kohë ti ke lëvizjet;. Ke shumë gjyqtarë që kanë dhënë dorëheqjen paraprakisht që e dinë që nuk janë pjesë e kësaj. Është frymë.
Arion Sulo: Vetingu do kontrollojë gjyqtarët, këta gjyqtarë dhe prokurorë do të shkojnë në SPAK, SPAK nuk ka filluar nga puna. Këtu ka filluar hetimi i posacëm i zyrtarëve të lartë.Fryma është ngritur nga ngjarjet.Zullumi është që mali i ngjarjeve është bërë kapicë. Ngjarjet e kanabisit të Italisë, dosja Habilaj.
Anila Basha: Dosja Habilaj është njësoj si njëmijë dosje të tjera që kemi trajtuar në mediat tona.
Tare: Mendon se Tahiri ka lidhje me Habilajt dhe trafikun?
Arion Sulo: Lidhja doli në përgjim, vendimi institucional i përket prokurorisë dhe gjykatës. Në rastin e mosdhënies së lejes së prokurorisë për arrestim u intimidua dhe u minua, këtu ishte problemi i imlikimit të Ramës.
Anila Basha: Nuk është se nuk u dha leja, nuk kishte prova.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ka-ceshtje-tahiri-habilaj-basha-nuk-ka-prova-sulo-u-trash-zullumi