Kuvendi i Shqipërisë pas 13 orësh debat ka miratuar me 73 vota pro dhe 44 kundër buxhetin faktit të vitit 2016. Shumica e ka kaluar me shumicë të thjeshtë buxhetin, ndërsa opozita PD dhe LSI ashtu sikur kishin paralajmëruar votuan kundër.
Edhe projektligji ?Për tarifat dhe shpenzimet gjyqësore në Republikën e Shqipërisë? u miratua me 73 vota pro dhe 44 kundër.
Pas këtij momenti opozita është larguar nga salla e parlamentit, ndërsa shumica kaloi në votim edhe projektvendimin për titujt e pronësisë me 73 vota pro dhe asnjë kundër, po ashtu edhe draft kalendarin e punimeve po me 73 vota pro.
Gjatë ditës së sotme në Kuvend u zhvillua një debat i ashpër për buxhetin mes shumicës dhe opozitës, ndërsa në diskutime morën pjesë shumë deputetë nga të gjitha forcat politike.