Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në emisionin ?Ju flet Moska? Kastriot Myftaraj ka denoncuar një skandal të vërtetë abuzimi me tenderat për rehabilitmin e situatës në Vaun e Dejës.
Sipas Myftaraj për zëvëndësimin e kuzhinietave janë shpenzuar miliona euro
?Është fjala për një tender që është bërë në KESH. Një tender me titull: Rehabilitimi me rinovim teknologjik i kuzhinetave mbështetëse të pesë agregatëve në Hidrocentralin Vau i Dejës.
Teleshikuesit duhet të dinë se bëhet fjalë për rinovimin e kuzhinetave të turbinave. HEC-i Vaut të Dejës ka 5 turbina. Është fjala për një histori, ku rrota shitet më shumë se makina.
Kuzhinetat janë një pjesë e turbinës.Tenderi është bërë në 1 qershor 2017 nga KESH me fondin 10.5 mln euro pa TVSH?.
Myftaraj në emisionin e tij nënvizoi se vetë tenderi është realizuar me procedurë të dyshimtë me diferencë 3 milionë euro.
?Tenderin pas një procedure të dyshimte e fiton kompania gjermane Voith Hydro gmbh, e cila e fiton tenderin duke bërë si ofertë një shumë prej 8 mln e 862 565 euro. Ndërkohë kompania amerikane jep si vlerë 5 mln e 775 000 pa tvsh.Fituesi shpallet kompania me ofertën më të lartë?.
Sipas Myftaraj ka qenë Agron Hetoja që ka lejuar parregullsi në procedurat e kompanive.
?Personi kyç në këtë aferë është një njeri shumë i çuditshëm. Është zoti Mehmet Krasniqi, që nuk i gjendet as fotografia dhe as CV, është nga Kosova. Është mik i ngushtë i Agron Hetosë, drejtorit ekzekutiv dhe administrator njëkohësisht, udhëtojnë bashkë në Gjermani?.
Por pavarësisht nga ankesat nga kompanitë asgjë nuk ka ndryshuar.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/hec-i-i-vau-dejes-myftaraj-nje-kuzhinete-me-cmimin-e-nje-turbine/