¡Sorpréndeme!

Ora News - A e mbështet Berisha lëvizjen për ringritjen e PD? Ja si përgjigjet Igli Cara

2018-05-03 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një nga firmëtarët e lëvizjes për ringritjen e PD dhe ish-deputet i kësaj force politike, Igli Cara tha se qëllimi i kësaj lëvizje është rikthimi i PD në legjitimitet.
Në studion e lajmeve të Ora News, Cara tha se ish-lideri historik i PD, Sali Berisha nuk ka shprehur mendim e tij as pro dhe as kundër kësaj lëvizje.
Igli Cara: Zoti Berisha e ka thënë opinionin e tij, e ka dhënë opinionin e tij edhe për shkakun e humbjes ka folur gjerë e gjatë, pavarësisht se në mendimin tim do kishte pasur vlerë që zoti Berisha të fliste më shpejt, sepse atëherë ndoshta do të kishte më shumë rezultat. Megjithatë ai foli. Fundja mendimi i zotit Berisha nuk ka lidhje me këtë që ne po bëjmë. Zoti Berisha nuk ka shprehur mendim as pro as kundër lëvizjes. Berisha ka dhënë mendimin e tij personal si ish-lider historik i PD, e vlerësojmë por kjo nuk ka lidhje me atë që ne po kërkojmë. Ne po kërkojmë thjesht që PD të vijë tek pronarët legjitimë që janë anëtarët e PD.
Cara tha se nëse Basha nuk pranon platformën e kësaj lëvizje, atëherë ata do ti drejtohen anëtarësisë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/a-e-mbeshtet-berisha-levizjen-per-ringritjen-e-pd-ja-si-pergjigjet-igli-cara/