Një grup parashutistësh kanë tentuar mesditën e kësaj të diele të ngrejnë në ajër një balonë nga sheshi "Skënderbej" në Tiranë, por jo gjithçka ka shkuar ashtu siç ishte planifikuar. Gjithçka ka qenë një organizim i Federatës së Aeronautikës për të demonstruar spektakël në qiellin e kryeqytetit.
Siç duket edhe nga kjo video e siguruar nga Shqiptarja.com balona nuk ka lëvizur nga vendi, pavarësisht insistimit të parashutistëve. Shkak për këtë besohet të ketë qenë era e fortë e cila nuk ka favorizuar ngritjen e balonës. Ndërkohë që bëhej gati të ngrihej në ajër balona, kjo ka tërhequr vëmendjen e mjaft kureshtarëve dhe kalimtarëve të rastit.
Nga ana tjetër, një pjesë e parashutistëve kanë vijuar spektaklin në qiellin e Tiranës.