Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një tjetër sasi e madhe droge është sekuestruar midis plazhit të Levanit dhe Darëzezës. Policia e Vlorës sqaron se janë ?kapur rreth 1 ton kanabis dhe është bllokuar një Velierë me emrin ?Nano Nini? me flamur Italian me 2 persona në bord, një Italian dhe një Shqiptar.?
Sipas policisë skafistët kanë hedhur drogën në det, ndërsa policia është duke rikuperuar lëndën narkotike.
?Deri tani rreth 90 pako të mëdha janë sekuestruar?, informon policia. Ndërsa skafistët janë shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.
Operacioni nisi me sinjalizim të radarit të Policisë Kufitare në Hoxharë dhe u angazhuan Policia Kufitare Vlorë, Delta Force, Roja Bregdetare, GdF, D.V.P. Vlorë e D.V.P. Fier.
Ky operacion antikanabis është zhvilluar në kushte të vështira të motit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/sekuestrohet-rreth-1-ton-droge/